fbpx

Materials

B2.02 – Një udhëtim me avion 

New words/expressions

avion – airplane

i/e fejuar – fiancé

orar – schedule

shumëpritur – long-awaited

zonë pritje – waiting area

portë – gate

pasagjer – passanger

thirrje – call

kap – catch

nxitoj – rush

kureshtje – curiosity

fushë – field

bëhet gati  – prepare

shenjë gishti – fingerprint

përqafoj – hug/embrace

puth me mall- kiss with longing

lot – tear

TEXT

Aida do të shkojë në Amerikë tek i fejuari i saj, Joni. Ata kanë një vit larg njëri-tjetrit. Më në fund dita e shumëpritur erdhi.

Ajo i dërgon një mesazh Jonit me orarin e mbërritjes. Ai do të vijë për ta pritur në aeroport. Ajo kalon kontrollin e pasaportës, kontrollin e biletës e më pas kalon në zonën e pritjes.

Në sfond dëgjohen recepsionistë të ndryshëm, të cilët tregojnë numrat e avionëve që janë gati për nisje dhe portat pranë të cilave duhet të paraqiten pasagjerët. Pak më pas dëgjohet një thirrje me emrat e pasagjerëve që janë me vonesë. Ajo shikon sa majtas – djathtas pasagjerët të cilët nxitojnë për të kapur avionin. Aida shikon çdo gjë me kureshtje pasi është hera e parë që ajo udhëton me avion. 

Portat hapen dhe ajo hyn në avion. Avioni bëhet gati për nisje e fillon të lëvizë ngadalë. Sapo fillon të ngrihet nga dritarja fillojnë të duken male të larta, kodra dhe fusha të gjelbëruara. Udhëtimi do të jetë i gjatë. Më në fund, pas shumë orësh,  avioni mbërrin në Nju Jork dhe bëhet gati të ulet. Ajo zbret nga avioni dhe kalon në zonën e kontrollit të pasagjerëve. Makineritë i skanojnë pasaportën, i bëjnë një foto dhe i marrin shenjat e gishtërinjve. Kur mbaron kontrolli, ajo del nga aeroporti. 

Joni është aty duke e pritur. Aidës i mbushen sytë me lot. Ajo e kishte ëndërruar prej kohësh këtë moment. Ata përqafohen dhe puthen me mall. Të dy janë të mallëngjyer. Ajo ndihet e lumtur. Çdo gjë shkoi mirë dhe tani është gati për një fillim të ri.

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Udhëtim me avion 

An airplane trip

Aida do të shkojë në Amerikë tek i fejuari i saj, Joni. 

Aida is going to America to visit her fiancé, Joni. 

Ata kanë një vit larg njëri-tjetrit. 

They have been apart for a year.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

 

Ku do të shkojë Aida?

Kë do të vizitojë Aida?

Sa vite kanë qenë larg njëri-tjetrit?

Ku shkon Aida pasi zbret nga avioni?

Sa herë ka udhëtuar Aida me avion ?