fbpx

Materials

B2.04 – Një plan për udhëtim në veri të Shqipërisë

New words/expressions

fluturim – flight

anulloj  – cancel

data e ardhjes – date of arrival

ditë qëndrimi- stay day

vend – place

kureshtar – curious

luginë – valley

i detajuar – detailed

qira – rent

bujtinë – guesthouse

deri më tani – so far

hartoj – draw up/frame 

ngrihem – get up

zgjohem – wake up

udhëtim -journey

TEXT

Franku do të vinte nesër nga Gjermania për të vizituar Shqipërinë. Por fluturimi i tij u anulua. Ai do të vijë javën tjetër. 

Ai më kishte dërguar një e-mail për të më treguar datën e ardhjes në Shqipëri, ditët e qëndrimit dhe vendet që donte të vizitonte. Franku donte të vizitonte të gjithë vendet turistike të Shqipërisë, por, kishte vetëm pak ditë pushime. 

Ai ishte kureshtar për të parë nga afër Alpet e Shqipërisë. Ai kishte dëshirë për të parë Thethin, liqenet e Lurës dhe luginën e Valbonës. Ato janë vende me pamje madhështore dhe shumë piktoreske. 

Për të vizituar këto vende, duhej të kisha bërë një program të detajuar. Duhej të kisha marrë një makinë me qira dhe duhet të kisha rezervuar dy dhoma në bujtinat e zonës. Por deri më tani, nuk kisha arritur që të bëja asgjë.

Duhet të hartoja programin sa më shpejt. Frankut i pëlqen të ngrihet herët, prandaj duhet të planifikoja të ngriheshim herët për të ngrënë mëngjesin dhe për të nisur udhëtimin tonë sa më herët.  Duhet të rezervoja dy dhoma dhe të merrja një makinë me qira. Gjithashtu, duhet të gjeja disa restorante të mira që të gatuanin ushqime tradicionale. Franku do të vijë javën tjetër, deri atëherë do t’i kem mbaruar të gjitha. Eh po, shpresoj.. 

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Një plan për udhëtim në veri të Shqipërisë 

A plan to travel in the North of Albania

Franku do të vinte nesër nga Gjermania për të vizituar Shqipërinë. 

Frank was going to come tomorrow from Germany to visit Albania. 

Por fluturimi i tij u anulua. 

But his flight was canceled.

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

 

Nga do të niset Franku?

Kur do të vijë Frenku?

Sa dhoma duhet të rezervonte?

Kur pëlqen Frenku të ngrihet?

Çfarë do të marri me qira?