C1.03 – Joeli dhe Arseni bëjnë xhiro me biçikleta – pjesa e dytë
New words/expressions
xhiro me biçikletë – bike ride
shkëputem – break loose
rrethoj – surround
palestër – gym
cicërimë – chirp
zbuloj – discover
rutinë e përditshme – daily routine
TEXT
Joeli dhe Arseni janë dy miq të ngushtë që dalin shpesh për të bërë xhiro me biçikleta. Ata kanë shkuar për të bërë xhiro me biçikleta në malin e Dajtit. Ata bëjnë një pushim të shkurtër.
Joeli: Arsen më pëlqen shumë t’i jap biçikletës. Më bën të ndihem i lirë.
Arseni: Edhe mua më pëlqen shumë. Për mua, xhirot me biçikletë janë një shkëputje nga rutina e përditshme. Më pëlqen shumë ndjesia e erës në fytyrë kur i jap shpejt biçikletës.
Joeli: Po, e shijon më shumë natyrën dhe mjedisin që të rrethon. Përveç kësaj, ti e di që mua nuk më pëlqen palestra dhe kjo është mënyra më e mirë për të bërë aktivitetet fizik.
Arseni: Jam dakord. Edhe pse mua më pëlqen shumë palestra, ecja me biçikletë më lejon të shijoj natyrën dhe të zbuloj vende të reja që nuk do t’i kisha vizituar ndonjëherë.
Joeli: Fiks. Mund të ndjesh aromën e luleve, cicërimat e zogjve dhe të shikosh ngjyrat e ndryshme të natyrës.
Arseni: E di Joel, jam shumë i lumtur që kemi të dy të njëjtin pasion për biçikletat. Sa bukur do të ishte sikur edhe miqtë tanë do të na bashkoheshin për një xhiro me biçikletë.
Joeli: Vërtet!
Arseni: Po sikur të organizojmë një xhiro me biçikleta dhe të ftojmë të gjithë miqtë tanë?
Joeli: Ide shumë e mirë! Le të organizojmë një xhiro me biçikleta nga liqeni. Aty ka biçikleta me qira, kështu që të gjithë mund të marrin pjesë.
Arseni: Super. Do të kënaqemi shumë të gjithë. Tani, si thua a nisemi? Kemi akoma rrugë për të bërë.
Joeli: Po, nisemi.
Djemtë vazhdojnë xhiron me biçikleta të lumtur dhe mezi po presin të bëjnë organizimin e udhëtimit të tyre të ardhshëm.
Lesson Audio
Translation
Joeli dhe Arseni bëjnë xhiro me biçikleta – pjesa e dytë
Joel and Arseni go for a bike ride – the second part
Joeli dhe Arseni janë dy miq të ngushtë që dalin shpesh për të bërë xhiro me biçikleta.
Joel and Arseni are two close friends who often go out for bike rides.
Ata kanë shkuar për të bërë xhiro me biçikleta në malin e Dajtit.
They went for a bike ride on Dajti Mountain.