C1.06 – Shtëpiza prej druri
New words/expressions
shtëpizë – house
dru – wood
ëndje – fondly
mantel – cloak
thur – knit
thur ëndrra – “knit” dreams
fëshfërimë – rustling
zukatje – humming
gjinkallë – cicada
bulkth – cricket
xixëllonjë – fire-fly
vallëzoj – dance
myshk – moss
trung – trunk
cicërimë – chirping
i hareshëm/e hareshme – joyful
depërtoj – break through
vesë – dew
i porsambirë – newly sprouted
luledele – daisy
e sapoçelur – newly bloomed
bulëz vese – dewdrop
vezulloj – glint
TEXT
A të kujtohet shtëpiza jonë prej druri? Unë e kujtoj ende me shumë ëndje. Ajo ishte një shtëpi e vogël prej druri e ndërtuar në mes të gjelbërimit të pemëve. Aty kalonim ditët tona larg zhurmave të qytetit. A e mban mend kur nën mantelin e hënës dhe qiellit plot yje, thurnim ëndrra për të ardhmen e bisedonim për dëshirat tona më të çmendura?
Netët ishin të qeta, por herë pas here qetësia thyhej nga fëshfërima e gjetheve, zukatja e gjinkallave dhe kekllishka e bulkthave. Në netët e pranverës dukej sikur yjet kishin zbritur në tokë nga dritat e xixëllonjave që vallëzonin mes pemëve. Ajri ishte i freskët dhe ndihej aroma e myshqeve që rriteshin në trungjet e pemëve.
Mëngjeset nisnin gëzueshëm nga cicërimat e hareshme të zogjve. Rrezet e para të diellit luanin me gjethet e pemëve dhe depërtonin në shtëpi përmes hapësirave boshe. Ndërkohë, vesa e mëngjesit kishte mbuluar barin e porsambirë e mbi luledelet e sapoçelura. Rrezet binin lehtë mbi bulëzat e vesës dhe çdo gjë vezullonte.
E kujtoj ende me nostalgji shtëpizën tonë. Do të doja të isha sërish aty së bashku me ty. Do të doja të rindjeja sërish ato ndjenja gëzimi, lumturie e paqeje të pafund.
Lesson Audio
Translation
Shtëpiza prej druri
The wooden house
A të kujtohet shtëpiza jonë prej druri?
Do you remember our wooden house?
Unë e kujtoj ende me shumë ëndje.
I still remember it fondly.