fbpx

Materials

A2.16 – Koncerti i Ricky Martin në Tiranë

New words/expressions

korrik -july

adhuroj – adore

sa më shpejt – as soon as possible

biletë – ticket

pres një biletë – buy a ticket

skenë – stage

dëgjoj – listen

pushim – vacation

menjëherë – immediately

në fund të fundit – after all

filloj – start

TEXT

Xhesi: Dajana, po shoh në instagram që me datë 20 korrik do të vijë Riki Martin në Tiranë. 

Dajana: Ua çfarë thua? Unë e adhuroj atë!

Xhesi: Edhe unë. Në fakt unë e adhuroj muzikën latine. 

Dajana: Duhet të shkojmë! 

Xhesi: Po, por duhet të presim biletat sa më shpejt. 

Dajana: Shiko aty në Instagram nëse mund të gjesh ku mund të presim biletat. 

Xhesi: Ja po shoh një herë. Atëherë, biletat fillojnë nga 28 euro. 

Dajana: Priji menjëherë!!!

Xhesi: Dajana qetësohu! Fillojnë nga 28 euro por unë mendoj që duhet të marrim këto që janë 47 sepse jemi më afër skenës. 

Dajana: Por atmosfera është e njejtë. E di cfarë, shkojmë aty ku thua ti. Në fund të fundit Riki një herë vjen në Tiranë. 

Xhesi: E pra! Shumë mirë, po i pres online. Po sikur ti themi dhe Olës. 

Dajana: Po thuaji njëherë por sbesoj të vijë. 

Xhesi: I themi dhe asaj sepse edhe ajo dëgjon shumë këngë latine. 

Dajana: E mirë. Jam shumë e lumtur. 

Xhesi: Sapo më erdhi konfirmimi me email për biletat. U krye. Më 20 korrik në orën 6 pasdite jemi në koncert. 

Dajana: Korrik the? Mendova se ishte në gusht. Por unë jam me pushime në Sarandë në korrik. 

Xhesi: E mirë se shkoj me Olën, 

Dajana: Jooooooooooooo

Lesson Audio

UPGRADE PREMIUM AUDIO

Translation

Koncerti i Ricky Martin në Tiranë

Ricky Martin’s concert in Tirana

Xhesi: Dajana, po shoh në instagram që me datë 20 korrik do të vijë Riki Martin në Tiranë. 

Jess: Dajana, I am watching on Instagram that Riki Martin will come to Tirana on July 20.

Dajana: Ua çfarë thua? Unë e adhuroj atë!

Dajana: What are you saying? I adore him!

UPGRADE PREMIUM TRANSLATION

Take the quizz below to check your comprehension of the lesson

Nga sa fillojnë biletat?

Ku do të vijë Riki Martin?

Çfarë muzike adhuron Xhesi?

Në çfarë ore do të jenë në koncert?

Në çfarë muaji do të jetë koncerti?